Eurosatory, 73 kompani izraelite në Panairin ushtarak të Parisit
Eksportet ushtarake izraelite kapën shumën rekord prej 9.2 miliardë dollarësh në vitin 2017. Europa është tregu i dytë më i madh.
73 kompani izraelite në fushën e mbrojtjes marrin pjesë në panairin Eurosatory, që po mbahet në Paris nga datat 11-15 qershor 2018, e ku prezantohen teknologji dhe produkte nga 1756 kompani nga e gjithë bota. Rekordin e mbajnë Shtetet e Bashkuara me 144 kompani.
Eurosatory është një nga panairet më prestigjioze në botë në fushën ushtarake.
Europa është tregu i dytë më i madh për eksportet ushtarake izraelit, pas Azisë. Eksportet në Europë vitin e kaluar zunë 21% të produkteve ushtarake të Izraelit.
Eksportet ushtarake izraelite kapën shumën rekord prej 9.2 miliardë dollarësh në vitin 2017.
Kompanitë më të mëdha izraelite në fushën e mbrojtjes Rafael Advanced Defense Systems Ltd., Elbit Systems Ltd., Israel Military Industries (IMI) Systems dhe Israel Aerospace Industries Ltd ishin të pranishme me produktet e tyre në Panair.