Federata angleze, futbollistëve: Fshini gjithçka që lidhet me seksin
Skandali seksual që përfshiu kombëtaren meksikane vetëm pak ditë më parë, duket se ka bërë që shumë federata të shqetësohen në lidhje me ekipet e tyre.
Masa për të evituar ndonjë skandal të mundshëm, po merr Federata Angleze e Futbollit, e cila ka kërkuar nga futbollistët që të fshihet çdo foto, video apo tekst që mund të ketë përmbajtje seksuale. Shkak për këtë kërkesë është bërë fakti që në Rusi ka shumë njerëz të aftë, të cilët mund të bëjnë ndërhyrje kibernetike, duke hakuar telefonat, gjë e cila do të sillte edhe publikimin e gjërave publike dhe intime.
Vetëm pak kohë më parë, nga një skandal i tillë u përfshi mesfushori i Totenhemit dhe i kombëtares angleze, Dele Ali, të cilit iu publikua një video me të dashurën e tij, gjë e cila bëri jo pak bujë.