
Janar-Maj 2018, Izraeli arkëton 2.6 mld dollarë nga turizmi
Sipas Zyrës Qendrore të Statistikave, 1.75 milionë turistë kanë vizituar Izraelin në këtë periudhë

Shifrat e publikuara nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit tregojnë se 395.900 turistë erdhën në Izrael në maj 2018, rreth 14% më shumë se në maj të vitit të kaluar dhe 33% më shumë se në maj 2016.
Rreth 1.75 milionë bileta turistike u regjistruan në periudhën janar-maj 2018, duke përfaqësuar një rritje prej 22% në periudhën korresponduese të vitit të kaluar dhe një rritje prej 53% më shumë se në janar-maj 2016.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Sipas Ministrisë së Turizmit, turizmi ka injektuar më shumë se 2.6 miliardë dollarë në ekonominë izraelite deri tani këtë vit, shkruan portali ekonomik Globes.co.il.
“Ne vazhdojmë me trendin e shifrave rekorde të turizmit. Edhe një herë, në maj, shohim rritje në numrin e turistëve që vizitojnë Izraelin, duke ruajtur një periudhë 19-mujore me rritje të numrit turistik”, citohet Ministri i Turizmit, Yariv Levin.