Ministri i Rendit: Monitorimi i medieve sociale parandaloi 200 sulme terroriste

Përdorimi i algoritmeve dhe teknologjive të tjera izraelite ka qenë një faktor i rëndësishëm në uljen e numrit të sulmeve


Autoritetet izraelite kanë zbuluar më shumë se 200 sulme terroriste palestineze duke monitoruar mediat sociale dhe duke analizuar një sasi të madhe të të dhënave për të identifikuar sulmuesit e mundshëm përpara kohe, sipas ministrit izraelit të Sigurisë Publike, Gilad Erdan.

Këto veprime parandaluese e vënë Izraelin në ballë të një trendi gjithnjë e më popullor – dhe kontradiktor – të përdorur nga agjencitë e inteligjencës dhe zbatimit të ligjit në mbarë botën që përdorin teknologji të mëdha të të dhënave për të gjurmuar kriminelët e mundshëm, shkruan “Times of Israel”.

Erdan, i cili mbikëqyr forcën e policisë kombëtare, tha se përdorimi i algoritmeve dhe teknologjive të tjera izraelite ka qenë një faktor i rëndësishëm në uljen e numrit të sulmeve me anë të thikës dhe të armwve tw zjarrit në Izrael gjatë viteve të fundit.

Erdan, i cili është gjithashtu ministër i çështjeve strategjike, agjencia përgjegjëse për luftimin e lëvizjes së bojkotit, tha se Izraeli është kthyer në teknologji të ndryshme për t’iu kundërvënë sulmeve. Kjo përfshin pajisjet e njohjes së fytyrës dhe kamerat e zgjuara që zbulojnë sjellje të dyshimta në kohë reale.

Përveç kësaj, ministria e tij, duke punuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe agjencinë e brendshme të sigurisë në Shin Bet, ka krijuar një ekip për të pastruar një “oqean të dhënash” në mediat sociale për përmbajtje të pahijshme dhe për të identifikuar sulmuesit përpara se të veprojnë.

Anëtarët përfshijnë psikologë, këshilltarë ligjorë dhe ekspertë të cilët kanë zhvilluar algoritme që analizojnë aktivitetin online. Postimet e dhunshme, profili i të dyshuarit, të tilla si mosha apo vendlindja, dhe prova të tjera mbështetëse janë të përfshira në analizë.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit