Parashikoi fitoren e Trump, derri Marcus zgjedh gjysmëfinalisët e Botërorit
Teksa nga ndajnë 24 orë nga fillimi i evenimentit më të rëndësishëm futbollistik në planet “Rusi 2018” kanë filluar parashikimet e para se kush do të jenë gjysmë finalistet.
Dhe këtë gjë e ka bërë një derr.
Derri Marcus ka përcaktuar që Belgjika, Argjentina, Nigeria dhe Uruguai do të jenë 4 skuadrat që do të shkojnë në gjysmës finalen e botërorit.
Kafsha ka një rekord “100 për qind të parashikimit” të rezultateve sportive sipas pronarit të tij Juliette Stevens.
Derr i zi ka parashikuar më parë fituesin e Kupës së Botës të 2014 dhe finalet e tenisit në Wimbledon duke mbledhur mollë.
Por ai madje parashikoi Brexit në Angli dhe se Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale në Amerikë.