RUSI 2018/ Botërori me shifra dhe kuriozitete
Si çdo herë tjetër kur zhvillohet Botërori, faktet interesante dhe kuriozitetet në lidhje me këtë kompeticion madhështor janë të shumta. Nga mosha më e re, te ajo më e vjetër, nga futbollisti me më shumë ndeshje e te debutuesit, janë emra që ndoshta shumë i kanë harruar.
Më poshtë po ju tregomë disa statistika interesante rreth Kupës së Botës 2018
*Në Botëror do të jenë të pranishëm plot 736 futbollistë nga 32 skuadra dhe nga këta futbollistë, 124 luajnë në kampionatin anglez, 67 në Gjermani, 58 nga Seria A italiane.
*Klubi i cili ka më shumë futbollistë në këtë Botëror, është Mançester Siti, me 16 futbollistë që luajnë me Kombëtare të ndryshme.
*Anglia është skuadra e vetme që ka 23 futbollistë nga kampionati vendas, ndërkohë që Suedia me Senegalin nuk kanë asnjë.
*Lojtari më i vjetër në Botëror është portieri i Egjiptit, El Hadary, 45 vjeç, ndërsa më i vogli në moshë është Daniel Arzanin nga Australia, që ka lindur në vitin 1999.
*Trajneri më i vjetër është Tabarez i Uruguajit, plot 71-vjeç. Më i riu, Ali Cise i Senegalit, 42 vjeç.
*Lojtarët me më shumë ndeshje në një Kupë Bote janë Javier Maskerano (Argjentinë) dhe Rafael Marquez (Meksikë) me nga 16 ndeshje secili, ndërkohë që debutues do të ketë shumë.