Përllogaritjet e shkencëtarëve: Brazili fiton Botërorin
Brazili është skuadra favorite për të triumfuar në “Rusi 2018”. Nuk është thjesht një perceptim i të apasionuarve të futbollit, por përfundimi i një studimi të thelluar të ekspertëve të ndryshëm të statistikave dhe matematikës.
Shkëncëtarët e universiteteve të ndryshme (Innsbruck dhe Münster) dhe specialistë të shoqërive të analizave ekonomike (Deloitte) kanë përllogaritur javët e fundit mundësitë që kanë skuadrat pjesëmarrëse për të fituar Botërorit. Shumë modele analizash nxjerrin Brazilin, favoritin kryesor.
Studime të ndryshme dalin në fund në të njëjtin konkluzion: mundësitë më të mëdha janë që Brazili të përballet ne finale me Gjermaninë, kampionen në fuqi të Botërorit./SS/