Shqipëria, në Forumin Ndërkombetar për Luftën kundër Terrorizmit në Izrael
Merr pjese Zv.Ministri i Brendshem, Besfort Lamallari. Fjalime nga Rivlin dhe Netanyahu
Nga datat 12-14 qershor 2018, ne Jeruzalem u zhvillua Forumi Nderkombetar per Luften kunder Terrorizmit. Ne te moren pjese Ministrat e Brendshem dhe Sekretaret e Shtetit per Çeshtjet e Sigurise nga 55 vende te ndryshme te botes.
Shqiperia u perfaqesua nga Zv.Ministri i Brendshem, Besfort Lamallari, i cili mbajti nje fjalim ku evidentoi arritjet ne fushen e luftes ndaj terrorizmit, te gjitha llojeve te ekstremizmave dhe radikalizmit. Po keshtu bashkepunimin tejet pozitiv qe Shiperia ka me partneret nderkombetare.
Fjalime mbaten presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin dhe kryeministri Benjamin Netanyhau.
“Gjate forumit z. Lamallari zhvilloi bisedime me Ministrin e Sigurise Publike te Izraelit, Gilad Erdan, me Sekretaren amerikane per Sigurine Kombetare, znj. Kirstjen Nielsen, me homologun gjerman, Gunter Krings, Ministrin e Brendshem te Paraguajit, Ariel Fernandez, etj”, thuhet ne njoftimin e Ambasades Shqiptare ne Izrael.
Fjalimi u prit me interes dhe terhoqi vemendjen e medias. Televizioni I24 News zhvilloi nje interviste te vecante me Zv.Ministrin shqiptar.
Ne fund te Forumit u miratua Deklarata e Perbashket per Luften ndaj Terrorizmit.