Izrael, sonda “inteligjente” ndihmon kirurgët të heqin me saktësi tumoret
Teknologjia e re e zhvilluar nga hulumtuesit në Universitetin e Tel Avivit lejon kirurgun të eliminojë plotësisht kancerin
Një mikrosondë, që i ndihmon kirurgët që të heqin me saktësi tumoret, është projektuar dhe zhvilluar nga hulumtuesit në Universitetin e Tel Avivit.
Sonda “e zgjuar”, e futur te pacienti disa orë përpara një operacioni për të hequr një tumor, në prani të qelizave të kancerit ndriçon me një dritë fluoreshente. Në këtë mënyrë drita ndihmon kirurgun të identifikojë ku janë qelizat kanceroze, duke lejuar kështu heqjen e më shumë qelizave me dëmtim më të vogël të mundshëm për indet e shëndetshme përreth.
Shpesh nuk janë llojet e ndryshme të kancerit që vrasin pacientët, por metastazat, domethënë shpërndarja e qelizave tumorale të mbetura të pranishme në pjesë të ndryshme të trupit.
Për të shpjeguar se si kjo është e mundur është profesoresha Ronit Satchi-Fainaro, kreu i ekipit ndërdisiplinor hulumtues dhe kryetar i Departamentit të Fiziologjisë dhe Farmakologjisë në Fakultetin ‘Sackler’ të Mjekësisë në Universitetin e Tel Aviv, pohoi për “Times of Israel”.
“Në rastet e kancerit të gjirit, për shembull, kirurgu mund të besojë se ai ka hequr tërë tumorin dhe ka lënë indin e mbetur pa kancer. Nëse, pas operacionit, mbeten vetëm disa qeliza, ndoshta shumë të vogla për tu zbuluar nga rezonancë magnetike ose CT, mund të ndodhë që te mbeten metastaza të vogla. Teknologjia jonë e re lejon kirurgun të eliminojë plotësisht kancerin. Prova zvogëlon nevojën për një operacion të përsëritur në pacientët me qeliza tumorale që mbeten në skajet e indit të hequr. Kjo teknikë mund të çojë në rritjen e shkallës së mbijetesës së pacientëve”.
Hulumtuesit e kanë bazuar punën e tyre në studimet e mëparshme, në të cilën është treguar se qelizat e kancerit kanë një numër të lartë enzimash të quajtura katepsina. Në qelizat e shëndetshme, sasia e këtyre katepsinave është e ulët. Bazuar në këtë njohuri, shkencëtarët izraelitë kanë krijuar sondën e “zgjuar”. Kur sonda vjen në kontakt me katepsinët e tumorit gjeneron një dritë fluoreshente, ndërsa në indet e shëndetshme zona mbetet e errët.
Hulumtimi izraelit është kryer në bashkëpunim me Prof. Doron Shabat i Shkollës së Kimisë në Universitetin e Tel Avivit, profesoresha Galia Blum e Universitetit Hebraik të Jerusalemit dhe Prof. Zvi Ram dhe doktoresha Rashel Grossman e Departamentit të Neurokirurgjisë së Tel Aviv Qendrës Mjekësore Sourasky. Hulumtuesit Rachel Blau, Yana Epshtein dhe Evgeni Pisarevsky morën pjesë gjithashtu në studimin e botuar në revistën “Theranostics”.
Hulumtimi nga laboratori i profesorit Satchi-Fainaro mori mbështetje financiare nga Këshilli Evropian i Kërkimit (ERC) në Programin e Shtatë në kuadër të Bashkimit Evropian.