
Izrael, Shqipëria në sesionin e 40-të të Rrjetit Shëndetësor për Evropën Juglindore

Përfundoi në Izrael Sesioni i 40-të i Rrjetit Shëndetësor për Evropën Juglindore. Sipas zëdhenesit të Ambasadës shqiptare në Izrael, nga Shqipëria morën pjesë Zëvendësministrja e Shëndetsisë Znj. Mira Rakacolli dhe nga Instituti i Shëndetit Publik Dr. Silvia Bino dhe Znj. Mejvis Kola Këshilltare e Ministres të Shëndetësisë. I pranishëm ishte dhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.