Izraeli lind sërish, zyrtarisht “Atdheu i gjithë hebrenjve”
Ligji që sanksionon “kombin-shtet të hebrenjve” u miratua me 62 vota në favor nga 120 deputete, 55 kundër dhe 2 abstenime
Parlamenti i Izraelit miratoi të enjten një ligj që përcakton se vetëm hebrenjtë kanë të drejtën e vetëvendosjes në vend, vendim që pjesëtarët e pakicës arabe e quajtën me prapavijë raciste dhe që e kthen vendin në një regjim aparteidi.
Ligji që sanksionon “kombin-shtet të hebrenjve” në favor të cilat ishte shprehur qeveria e krahut të djathtë u miratua me 62 vota në favor, 55 kundër, ndërsa dy prej 120 anëtarëve të parlamentit izraelit abstenuan.
“Ky është një moment përcaktues në historinë e sionizmit dhe shtetit të historisë së Izraelit”,deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu para parlamentit. Ligji, i cili ka rëndësi simbolike, pasi u miratua 70-vjet pas themelimit të shtetit të Izraelit. Ai thotë se “Izraeli është atdheu historik i popullit hebre dhe ai ka të drejtën ekskluzive të vetëvendosjes”
Ligji zhvesh arabishten si gjuhë zyrtare të barabartë me atë hebreje duke i lejuar përdorimin vetëm në disa institucione shtetërore. Arabo-izraelitët janë pothuajse 20 për qind e popullsisë së Izraelit.
Netanyahu duke mbrojtur ligjin deklaroi: “Ne do të vazhdojmë të garantojmë të drejtat civile në Republikën e Izraelit, por shumica vendos. Shumica absolute dëshiron për të sigurojë karakterin hebre të shtetit tonë për brezat dhe gjeneratat e ardhshme”.