Eurobasket U18 femra, Izraeli fiton me 50 pikë diferencë me Shqipërinë
Izraeli U-18 fitoi 93-43 me Kombëtaren e Shqipërisë së kësaj moshe, në eliminatoret e Kampionatit Europian
Izraeli U-18 në basketboll për të reja fitoi thellësisht me një diferencë prej 50 pikësh: 93-43 me Kombëtaren e Shqipërisë së kësaj moshe, në eliminatoret e Kampionatit Europian, Divizioni B, që po zhvillohet në Austri (3-12 gusht 2018).
Izraeli e fitoi periodën e parë 28-10, ndërkohë që e rriti diferencën me kalimin e kohës. Takimi u luajt, më 4 gusht 2018.
Izraeli dhe Shqipëria bëjnë pjesë në të njëjtin grup me Zvicrën, Bullgarinë, Greqinë dhe Lituaninë.
Izraeli drejtohet nga Roi Lazari, ndërsa Shqipëria nga Mirza Alibegaj.