Sheshi në zonën e Xhamllikut do të mbajë emrin “Shimon Peres”
Për miqësinë e hershme mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe për kontributin e tij si përkrahës i Pavarësisë së Kosovës, sheshi në zonën e Xhamllikut do të mbajë emrin e Presidentit të 9 izraelit, Shimon Peres.
Nësë fituesi i Nobelit të paqes do të ishte sot gjallë mund edhe të kishte njohur Pavarësinë e Kosovës.
Yonatan Peres, djali i Shimon Peres: Ministri i Parë i Jashtëm i Shtetit të Izraelit që ishte babai im i ndjerë, ishte i pari që vizitoi shtetin shqiptar në 1995.
Si ministër i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 1994. Politikani veteran izraelit ka mbajtur thuajse çdo post të rëndësishëm zyrtar, që prej themelimit të Izraelit në vitin 1948. Ai ka shërbyer dy herë si kryeministër, ndërkohë që mbante postin e presidentit në vitet 2007-2014.