Kapiteni i Izraelit dhe ai Iranit, së bashku tek Olimpiacos në Greqi
Izraeliti Bibras Natkho do të luajë së bashku me iranianin Ehsan Hajsafi te ekipi grek
Kapiteni i ekipit kombëtar izraelite të futbollit ka nënshkruar për të luajtur për ekipin grek Olympiacos dhe do të radhitet së bashku me kapitenin e ekipit kombëtar iranian, i cili në të kaluarën u ndëshkua nga vendi i tij për të luajtur kundër një skuadre izraelite.
Bibras Natkho, 30 vjeç, mbylli një marrëveshje me Olympiacos në Athinë, njoftoi të martën gazeta e përditshme Yedioth Ahronoth në gjuhën hebraike.
Ndër lojtarët e tjerë në ekipin më të suksesshëm në historinë greke të futbollit, janë dy anëtarë të ekipit kombëtar iranian, kapiteni Ehsan Hajsafi dhe sulmuesi Karim Ansarifard, që të dy 28 vjeç.
Natkho, i cili është nga minoriteti cirkasian i Izraelit, nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare të hënën dhe thuhet se do të paguhet 850,000 euro për sezon.
Nëse Natkho, Hajsafi dhe Ansarifard të luajnë së bashku, nuk do të jetë hera e parë që iranianët dhe izraelitët kanë luajtur në fushën e futbollit në të njëjtën anë.
Javën e kaluar Alireza Jahanbakhsh u paraqit për ekipin e Premier League Brighton & Hove Albion FC së bashku me shokët e tjerë të skuadrës Tomer Hemed, një izraelit hebre dhe Beram Kayal, një arabo-izraelit.
Ekipi fitoi ndeshjen miqësore kundër OGC Nice 1-0.
Në vitin 2015, kur luajti për Alkmaarin, Jahanbakhsh refuzoi të luajë kundër ekipit izraelit Maccabi Tel Aviv.
Një zëdhënës i lojtarit tha për sajtin e lajmeve The News Arab: “Alireza ishte e ri kur Alkmaar luajti ekipin izraelit dhe kishte frikë për të ardhmen e tij. Nuk është një çështje kur lojtarët iranianë luajnë së bashku me shokët ekpit kur ata janë izraelitë – por vetëm nëse luajnë kundër tyre “, tha ai.
Irani nuk e njeh shtetin hebre dhe i ndalon sportistët e tij që të luajnë kundër izraelitëve, por nuk mund t’i ndalojë haptazi lojtarët sepse shkel rregullat ndërkombëtare.
Armiqësia u shkaktoi probleme Hajsafit dhe shokut të tij në ekipin kombëtar, Masoud Shojaei, kur ata në gusht 2017 luajtën kundër ekipit izraelit, Maccabi Tel Aviv, ndërkohë që luanin për klubin grek Panionos. Lojtarëve iu dha një dënim jozyrtar me afat të pacaktuar për të qenë pjesë e ekipit kombëtar iranian, por më pas u rikthyen në ekip.
Hajsafi më vonë lëshoi një deklaratë duke shprehur keqardhjen e tij në lojë me ekipin e Izraelit, të cilin e përshkroi si “incidenti më i keq që mund të kishte ndodhur”.