Strauss Group regjistron 14% rritje Tremujorin e Dytë 2018
Prodhuesi izraelit i ushqimeve dhe pijeve kontrollon 12% të sektorit në Izrael
Prodhuesi izraelit i ushqimit Strauss Group Ltd. publikoi rezultatet e tremujorit të dytë të vitit 2018, duke treguar rritje 14% të fitimit në 112 milionë shekel (30 milionë dollarë ) dhe rritje prej 3% në shitje.
Rritja organike e shitjeve, pas zbritjes të efekteve të këmbimit valutor, ishte 6.4%. Në vlerat e monedhës izraelite, shekel, shitjet arritën në 2.1 miliardë shekel (569 milionë dollarë) krahasuar me 2 miliardë shekel (542 milionë dollarë) në tremujorin korrespondues të 2017.
Fitimi bruto në tremujorin e ishte 813 milionë shekel (220 milionë dollarë) ose (38.7% e shitjeve), 8% më shumë se në tremujorin përkatës. Marzhi bruto i fitimit u rrit 1.8%.
Fitimi operativ (EBIT) ishte 207 milionë shekel/56 milionë dollarë (9.9% e shitjeve), 11.2% më e lartë se në tremujorin përkatës. Marzhi i fitimit operativ u rrit 0.8%.
Drejtori i përkohshëm i Grupit Strauss, Giora Bardea, tha: “Grupi Strauss ofron një tremujor rritje të qëndrueshme, duke ndjekur trendin e tremujorëve të mëparshëm. Grupi raporton një rezultat të fortë në Tremjujorin e Dytë 2018 me rritjen e shitjeve dhe të ardhurave në Strauss Israel dhe në operacionet e saj globale.
“Rezultatet e operacioneve të Grupit në Izrael pasqyrojnë performancën e vazhdueshme kundrejt tregut të brendshëm të ushqimit dhe pijeve, duke marrë pjesën e tregut të kompanisë në Izrael në 12% të sektorit të ushqimit dhe pijeve. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje të të ardhurave është arritur falë inovacionit dhe diversifikimit të produktit, i cili do të mbahet në të ardhmen”.