
PepsiCo blen izraeliten SodaStream për 3.2 miliardë dollarë
CEO i SodaStream, Daniel Birnbaum: Ne jemi të nderuar që u zgjodhëm nga PepsiCo

Kompania e njohur amerikane PepsiCo deklaroi se do të blinte pajisjen SodaStream, e cila bën pijet e gazuara në shtëpi pa qenë nevoja për të shkuar në dyqan për t’i blerë ato. Çmimi i blerjes është 3.2 miliardë dollarë.
“PepsiCo ra dakort të blinte SodaStream me 144 dollarë për aksion”, tha kompania në një deklaratë.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
CEO i SodaStream, Daniel Birnbaum, tha: “Sot shënon një moment të rëndësishëm në udhëtimin SodaStream. Ne jemi të nderuar që u zgjodhëm nga PepsiCo”.
Me këtë blerje kompania e Pepsit po dyfishon biznesin e saj të pijeve, i cili ka pasur probleme në Amerikën e Veriut. Arsyeja e këtyre problemeve është se gjithnjë e më shumë konsumatorët largohen nga pijet e gazuara.
Blerja nga Pepsi pritet të mbyllet në Janar të 2019, pas disa miratimeve rregullatore dhe disa votave të aksionerëve të SodaStream.