Gjiganti britanik i energjisë, investim 100 mln USD për startapet izraelite
Gjiganti britanik i energjisë, Centrica,pritet të investojë 100 milionë dollarë në teknologjitë izraelite, duke filluar me Driivz, një platformë e zgjuar për të karikuar automjetet elektrike.
Sistemi operativ i bazuar në cloud siguron një zgjidhje gjithëpërfshirëse të menaxhimit në të gjitha aspektet duke përfshirë ngarkimin e automjetit, menaxhimin e llogarisë së përdoruesit dhe faturimin e shoferit.
Centrica do të integrojë softuerin në platformën e saj të re të ngarkimit të automjeteve elektrike që do të shpërndahet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe do të ofrojë shërbime për organizatat që kërkojnë lehtësira për makinat e elektrike për punonjësit e tyre.
Driivz tashmë operon rrjetet e karikimit të makinave elektrike në të gjithë Amerikën e Veriut dhe në Evropë, me mbi 9,000 baza të përdorura nga 200,000 shoferë.
Me 14 milionë makina elektrike që priten në rrugët e Britanisë së Madhe deri në vitin 2030, teknologjia e Driivz është projektuar për të përmbushur nevojat e përdoruesve dhe për të lehtësuar qasjen në sistemin e transportit ekologjik.