Sondazh, rritet popullariteti i partisë së Kryeministrit Netanyahu
Koalicioni aktual qeveritar mund të shkojë në 67 vende nëse zgjedhjet bëheshin tani
Sipas një sondazhi të publikuar nga faqja e internetit izraelite e lajmeve “Walla” partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu do të marrë një shumicë të madhe në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhjet e reja, duke arritur në tridhjetë e tre vende në parlamentin izraelit.
Një numër i tillë vendesh do të lejonte kryeministrin izraelit të ndërtonte një koalicion homogjen të krahut të djathtë.
Sondazhi tregoi se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani koalicioni në mbështetje të Netanyahut do të marrë 67 vende gjithsej: partia e Netanyahut, Likud, me 33 vende; partia cioniste “The Jeëish Home” 11; partia “United for Judaism” (e komunitetit Haredi) shtatë; e djathta nacionaliste Yisrael Beitenu, gjashtë; dhe Shas, e hebrenjve ultra-ortodoksë sefardikë, katër.