Trajtimi i diabetit, izraelitja GlucoMe bashkëpunon me gjigantin gjerman Merck
Startapi izraelit ka zhvilluar një pajisje për monitorimin e glukozës në gjak. Setet po provohen në spitalet e Vietnamit
Startapi izraelit, GlucoMe, i cili ka zhvilluar një pajisje për monitorimin e glukozës në gjak, për të ndihmuar pacientët me diabet të ruajnë nivelet e sheqerit, ka arritur një marrëveshje pilot bashkëpunimi me gjigantin gjerman farmaceutik, Merck KGaA, për të provuar setet e tij në spitalet e Vietnamit.
Vietnami ka një nga normat më të larta të rritjes së diabetit në Azinë Juglindore.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, rreth 5.5 për qind e popullsisë së saj të rritur, ose 3.5 milionë, vuajnë nga diabeti në vitin 2017.
Diabeti është një gjendje kronike në të cilën pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të shkaktojë ulcerat të rënda, gangrenën, amputimin, verbërinë dhe dështimin e veshkave.
Yiftah Ben Aharon themeloi GlucoMe me qendër në Tel Aviv me sipërmarrësin izraelit Dov Moran në vitin 2013 për të ndihmuar në trajtimin e epidemisë globale në rritje të diabetit, shkruan “The Times of Israel”.
Produkti i kompanisë përdor një monitor të zgjuar të glukozës, një monitor pen për insulinën, një aplikacion mobile dhe një sistem menaxhimi të bazuar në cloud për të përmirësuar trajtimin.