Kompania kineze blen izraeliten ColorChip për 300 milionë dollarë
ColorChip u themelua në vitin 2000. Ndër klientët e saj është Facebook.
Kompania izraelite ColorChip izraelite pritet të blihet nga një kompani kineze për 300 milionë dollarë.
Portali izraelit “Globes” bëri të ditur se bisedimet e shitjes kanë përfunduar, pavarësisht se ende marrëveshja nuk është nënshkruar.
ColorChip u themelua në vitin 2000 nga Eli Arad, Shimon Eckhaus dhe Prof. Shlomo Ruschin. CEO i kompanisë është Yigal Ezra.
ColorChip me bazë Yokne’am ka zhvilluar komponente elektro-optike me bandë të lartë për transmetimin e të dhënave në datacentrat e ndërmarrjeve të mëdha.
Ndër klientët e saj është Facebook, i cili përdor komponentët izraelitë në datacentrat që vepron në vende të ndryshme.
Fakti që blerësi është kinez nuk është befasi pasi Kina është një nga tregjet kryesore të ColorChip së bashku me Amerikën e Veriut dhe Evropën.