
Izraeli, vendi i 5-të në Botë i patentave për banorë
Në katër vendet e para janë Japonia, Suedia, Zvicra dhe Koreja e Jugut.

Izraeli është vendi i 5-të në Botë, përsa i përket raportit të patentave për banorë.
Të dhënat i referohen një raporti të publikuar nga Këshilli Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim në Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë në Izrael.
Në katër vendet e para janë Japonia, Suedia, Zvicra dhe Koreja e Jugut.
Më shumë produkte të patentuara dhe të regjistruara në Zyrën e Patentave të Izraelit kanë gjigantë të tillë si Facebook, Doë AgroSciences (plehra kimike dhe fara për bujqësinë), Philip Morris (tobacco), Raytheon (produkte ushtarake), dhe kompanitë farmaceutike ndërkombëatar (Novartis, Hoffman-La Roche dhe Pfizer), të cilat konkurrojnë me kompaninë izraelite Teva Pharmaceutical Industries.