Trajneri i Izraelit, Hercog: Ndeshje finale me Shqipërinë
Tekniku astriak: Ne duhet të kemi mentalitet fituesi, si mentaliteti im
Skuadra e Izraelit do ta nisë Ligën e Kombeve në Shqipëri në ndeshjen përballë kombëtares sonë, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Ndërkohë një intervistë që trajneri i ekipit izraelit, Andreas Herzog i cili ka shprehur qartë objektivat e skuadrës së tij dhe komentin e tij në lidhje me ndeshjen me Shqipërinë.
“Liga e Kombeve fillon tani. Ky turne është diçka e re për çdo ekip, nuk ka lojëra miqësore. Ne do ta nisim kundër Shqipërisë, kjo është një mundësi e mirë që ne të lëvizim nga grupi C në B. Gjithashtu kjo është një tjetër mundësi e shkëlqyer për t`u kualifikuar për Euro 2020. Ne duam të kualifikohemi në “play-off”, finalja do të jetë në vitin 2020. Por ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme në Shqipëri. Shumica e lojtarëve janë grumbulluar. E rëndësishme është ta nisim me këmbën e djathtë turneun. Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur gjatë trajnimit sepse është fillimi i sezonit dhe jo të gjithë futbollistët janë njësoj. Këto janë të gjitha ndeshje finale ku duhet të jepet çdo gjë. Unë urrej të humbas dhe më pas ta kaloj përgjegjësinë te lojtarët e mi. Ne duhet të kemi mentalitet fituesi, si mentaliteti im. Shqipëria është një ekip që ka bërë përparim të madh. Ata u kualifikuan në Euro 2016. E njoh mentalitetin e tyre luftarak dhe teknik”.- ka thënë Andreas Herzog.