Kim Kardashian zotëron tani 10% të kompanisë izraelite të modës për sytë
Ylli i rrjeteve sociale lidhi një marrëveshje dyvjeçare me Carolina Lemke Ltd
Kim Kardashian West do të marrë 10% të aksioneve në degën e SHBA të kompanisë së modës izraelite për sytë, Carolina Lemke Ltd. si pjesë e një marrëveshjeje që do ta bëjë atë ambasadoren e re të markës së kompanisë.
Marrëveshja, e cila është duke u bërë prej disa muajsh, u njoftua në pas dorëzimit të dosjes në bursën e Tel Aviv të kryer nga shitësi i me pakicës i modës, Castro Model Ltd., që zotëron Carolina Lemke.
Si pjesë e kontratës dyvjeçare, kompania dhe personaliteti i medias gjithashtu do të bashkëpunojnë në një linjë të re të produkteve. Kontrata do të hyjë në fuqi në mars, dhe mund të zgjatet me një periudhë shtesë prej një viti.
Në njoftimin e tij, Castro vlerëson koston totale të vitit të parë të operacioneve amerikane të Carolina Lemke në mes 20 dhe 30 milion dollarë.