
Nga 2000, numri i automjeteve në rrugët e Izraelit është dyfishuar
Një rritje prej 84% të numrit të automjeteve ndërmjet viteve 2000 dhe 2017

Izraeli ka parë një rritje prej 84% të numrit të automjeteve në rrugët e saj ndërmjet viteve 2000 dhe 2017, sipas një raporti të ri nga Byroja Qendrore e Statistikave të vendit hebre.
Gjatë të njëjtës periudhë, gjatësia totale e rrugëve në Izrael u rrit me vetëm 19%, shkruan gazeta ekonomike “Calcalist”.
Sipas raportit, numri i përgjithshëm i kilometrave të kryera nga automjetet në Izrael në vitin 2017 arriti në 59.6 miliardë, një rritje 4.2% në krahasim me vitin e kaluar.