Netanyahu tregon depon sekrete të armëve bërthamore në Iran
Kryeministri i Izraelit mban fjalim ne OKB. Ndiqet nga mbi 100 lider boterore
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tregoi të enjten atë që ai tha se ishte një depo atomike sekrete në Teheran dhe e akuzoi Evropën se po kërkon të qetësojë Iranin, duke i ofruar mbështetje për të përballuar sanksionet e SHBA-ve.
Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Netanyahu tregoi një fotografi ajrore të kryeqytetit iranian, të shënuar me një shigjetë të kuqe dhe vuri në dukje atë që ai tha se ishte një depo më parë sekrete, që mbante materiale bërthamore.
Ai argumentonte se kjo tregon qartë se Irani ende kërkon të shtojë çojë përpara programin bërthamor, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2015 me fuqitë botërore për të frenuar programin e saj në shkëmbim të heqjes të sanksioneve.
Netanjahu foli katër muaj e gjysmë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja, duke argumentuar se ai bëri shumë pak për të frenuar ambiciet bërthamore të Teheranit dhe duke shkaktuar rifillimin e sanksioneve ekonomike të SHBA-së ndaj Iranit.
“Unë po zbuloj për herë të parë se Irani ka një strukturë sekrete në Teheran, një depo atomike sekrete për ruajtjen e sasive masive të pajisjeve dhe materialeve nga programi bërthamor i fshehtë i Iranit,” tha Netanyahu.
Nga ana tjetër Irani nuk është përgjigjur menjëherë ndaj akuzave të Izraelit, teksa ende asnjë zyrtar nuk ka komentuar deklaratat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në takimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
LEXO EDHE