3.1 milionë turistë vizituan Izraelin nëntë muajt e parë 2018
15% më shumë në raport me të njëjtën periudhë. Izraeli pati 3.836 milionë turistë vitin e kaluar
Një rekord prej 3.1 milionë turistë hynë në Izrael në nëntë muajt e parë të vitit 2018, 15% më shumë në raport me të njëjtën periudhë, raportoi Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit.
Numri përfshin 2.9 milionë turistë dhe 200 mijë vizitorë ditore që hynë në Izrael për më pak se 24 orë.
Nga këta 2.9 milionë turistë, 2.6 milionë erdhën përmes linjave ajrore në Izrael dhe 324 mijë hynë përmes kufirit tokësor.
Në muajin shtator, në Izrael erdhën 300 mijë turistë.
Viti 2018, duket se do të vendosë një rekord të ri përsa i përket turizmit. Izraeli pati 3.836 milionë turistë vitin e kaluar dhe 3.069 milionë turistë në 2016.
/Izraeli Sot/