Izraeli dërgon ekip ekspertësh pas cunamit në Indonezi
IsrAID, më parë ka qenë me misione humanitare edhe në Filipine, Nepal dhe Japoni
Një grup izraelit jo qeveritar i ndihmave do të dërgojë një ekip ekspertësh katastrofash në Indonezi, teksa vendi po përpiqet të marrë veten nga tërmeti dhe cunami shkatërrues, që vrau më shumë se 1400 persona dhe la qindra mijëra të tjerë në nevojë për ndihmë, më 4 tetor 2018.
Organizata humanitare e ndihmave, IsraAID do të dërgojë ekipin e saj të emergjencave në ishullin Sulaëesi.
IsrAID ka dërguar ekipe të ngjashme në të kaluarën në zona të tjera katastrofash përfshirë Filipinet, Nepalin dhe Japoninë, e cila vuajti nga tërmeti dhe cunami në vitin 2011.
Ekipe nga ushtria izraelite ofruan shërbime shpëtimi dhe mjekësore pas tërmetit në Turqi në 1999, një tërmeti në Haiti 2010 dhe një tajfuni në Filipine në 2013, dhe më e fundit në termetin e vitit 2015 në Nepal.