Poloni, deputetet shqiptare në takimin e Aleancës Europiane për Izraelin
Marrin pjesë Blerina Gjylameti, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael dhe Milva Ekonomi
Dy deputetet e Parlamentit shqiptar – Blerina Gjylameti, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael dhe Milva Ekonomi, ish-ministre e Financave – morën pjesë një takim të Aleancës Europiane për Izraelin (European Alliance for Israel, EAI), të mbajtur në Varshavë, Poloni
Në një status të saj në rrjetin social Facebook, zonja Gjylameti shkruan.
“Takim pjesë e axhendës së Aleancës Europiane për Izraelin në Poloni, Varshavë. Bashkë me kolegen deputete Milva Ekonomi, diskutuam rëndësinë e intesifikimit të marrëdhënieve politike, diplomatike, ekonomike dhe bashkëpunimin ndërparlamentar si pjesë e dialogut dypalësh, rajonal dhe zhvillimeve botërore. Përforcimi i vlerave demokratike, angazhimi në dialogun lokal, rajonal ,ndërkombëtar dhe edukimin për të mbrojtur besimin e kulturën e secilit, janë disa prej prioriteve të Shqipërisë në aleancë. Shqipëria do të vazhdojë të ndërmarrë hapa përmes legjislacionit kombëtar në akordim me të drejtën ndërkombëtare humane, që synojnë parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e dhunës”.