Liga e Kombeve, Herzog: Tifozët izraelitë po presin fitoret
Izraeli do të luajë kundër Skocisë (11 tetor) dhe Shqipërisë (14 tetor), të vlefshme për grupin A, Divizioni C.
Ekipi kombëtar i Izraelit zhvilloi sot një seancë trajnimi, në kuadër të ndeshjeve kundër Skocisë (11 tetor) dhe Shqipërisë (14 tetor), të vlefshme për grupin A të Ligës së Kombeve, Divizioni C.
Trajneri Andi Herzog: “Tifozët po presin fitoren dhe shpresojmë që të marrin mbështetjen prej tyre, shpresoj që të gjithë tifozët izraelitë do të na mbështesin nga hapja dhe lojtarët do të bëjnë punën në fushë”.
Sulmuesi Tomer Hemed: “Do të bëjmë gjithçka për të pasur sukses dhe tifozët do të shohin se po bëjmë gjithçka për të përfaqësuar vendin me dinjitet”.