Amerikania Perforce blen izraeliten Perfecto për 200 mln dollarë
Kompania izraelite Perfecto prodhon softuere për sigurimin e cilësisë dhe testimin në internet
Kompania kompjuterike amerikane Perforce bleu kompaninë izraelite Perfecto, që prodhon softuere për sigurimin e cilësisë dhe testimin e për shifrën e 200 milionë dollarëve.
E themeluar në vitin 2006, Perfecto është një platformë cloud për ekipet DevOps për të arritur testime të vazhdueshme dhe për të përshpejtuar shpërndarjen e aplikacioneve të uebit, celularëve dhe aplikacioneve të IoT (Internet of Things).
Kompania kishte ngritur më parë 90 milion dollarë.
Sipas gazetës izraelite, “Globes”, shitja mund të konsiderohet një zhgënjim kur merr parasysh se kur Perfecto ngriti 35 milionë dollarë në vitin 2015, dhe kompania vlerësohej në 380 milionë dollarë.
Kompania njoftohet gjithashtu në bisedime vitin e kaluar për t’u shitur për 350 milionë dollarë.
Megjithatë, CEO i Perfecto, Eran Yaniv tha për “Globes” se themeluesit, investitorët dhe punonjësit në Perfecto ishin të gjithë të kënaqur me marrëveshjen.
Vlerësimet janë se investitorët do të marrin mbrapsht fitime që dyfishojnë investimet e tyre.
Para shitjes kompania kishte të ardhura vjetore prej dhjetëra miliona dollarë, por ende nuk ishte fitimprurëse.
Pas shitjes, Perfecto pret të ruajë strukturën e saj të pavarur me zyrën e saj të zhvillimit në Rosh Ha’ayin
/Izraeli Sot/