Zbulohet mbishkrimi ”Jeruzalem” në një gur mijëvjeçar

Teksti është në aramaisht dhe përmban fjalët ”Hanania, bir i Dodlos të Jeruzalemit”.


Një shkrim i rrallë me shkronja hebraike i emrit të Jeruzalemit, i gdhendur në një gur cilindrik, u zbulua vitin e kaluar nga arkeologët izraelitë në hyrjen perëndimore të qytetit, theksuan autoritetet.

”Është shumë e rrallë të gjesh nga ajo epokë shkrimin e plotë të emrit të Jeruzalemit”, vuri në dukje arkeologu Ilan Baruk.

”Për më tepër, është shumë emocionuese të dallosh qartë shkronjat që mund të shihen sot nga çdo fëmijë izraelit”, shtoi drejtori i Muzeut të Izraelit, Ido Bruno.

Pothuajse një metër i lartë dhe me sa duket i kohës së mbretit Herodi, guri ishte hequr nga ndërtesa origjinale dhe pastaj ishte ripërdorur për ndërtimin e një ndërtese romake.

Teksti është në aramaisht dhe përmban fjalët ”Hanania, bir i Dodlos të Jeruzalemit”.

Sipas arkeologëve është e supozueshme se Hanania ishte një zejtar vendas dhe se ‘Dodlos’ ishte një referencë e homazhit të figurës së Daedalusit.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit