Liga e Kombeve, Izraeli mposht Skocinë
Per izraelitët shenuan Peretz te ndihmuar edhe nga nje autogol i Tiernit
Izraeli arriti sot fitoren e parë ndaj Skocisë (2-1), për më tepër me përmbysje, duke marrë një sukses që hap plotësisht grupin A te divizionit C të Ligës së Kombeve, duke ulur Shqipërinë në vendin e fundit.
Skocezët ishin favoritët për të marrë një sukses por në fillimin e ndeshjes izraelitët krijuan më shumë raste shënimi, derisa një penallti e dyshimtë i dha avantazhin miqve. Mullgrju nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi Skocinë përpara.
Por izraelitët nuk hoqën dorë nga sulmet dhe kërkuan me ngulm golin që erdhi në fillimin e pjesës së dytë me Peretz.
Më pas, kartoni i kuq i Sutar në radhët e skocezëve bëri më të thjeshtë punën e izraelitëve, të cilët gjetën rrjetën me anë të një autogoli të Tiernei, duke i dhënë mundësinë izraelitëve të përmbysnin plotësisht rezultatin.
Asgjë nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare dhe kjo i dha mundësinë Izraelit të merrte pikët e para në grup, duke bërë që të tre skuadrat të kishin të njëjtën kuotë pas 2 ndeshjeve të luajtura. Golavarazhi më i dobët, 1-2, bën që tashmë të jetë Shqipëria ajo që mban vendin e fundit, por mund të marrë kreun të dielën me një sukses në fushën kundërshtare.
Izrael-Skoci 2-1
52′ Peretz, 75′ (ag) Tierni / 25’ (p) Mullgrju