Migjen Basha ka folur në konferencën për shtyp, duke komentuar miqësoren kundër Jordanisë, ndeshjen e ardhshme me Izraelin në transfertë për Nations League dhe shiritin e kapitenit. Mesfushori i Aris nuk u aktivizua në ndeshjen e mbëmshme, ndërsa zbulon objektivin për ndeshjen e së dielës, ku Shqipëria do të futet në fushë për të fituar përballë Izraelit.
“Na intereson ndeshja e së dielës me Izraelin. Na duhet patjetër fitorja, pasi mund të na bllokohet rruga për Europian. E dimë se do ketë ndryshime. Fillimi do të jetë i vështirë, pasi ata do na sulmojnë.”, tha Basha.