Hercog: Izraeli luan në shtëpi, duam fitore
Trajneri i ekipit izraelit flet para ndeshjes kundër Shqipërisë, nesër në orën 21:45
Trajneri i Kombëtares së Izraelit, austriaku Andi Hercog, në konferencën e tij për shtyp, një ditë para ndeshjes me Shqipërinë, u shpreh për mediet vendase, se “është koha jonë për t’i treguar Shqipërisë se do të jetë e vështirë për ta në shtëpinë tonë”, shkruan portali sportiv izraelit, One.co.il.
Trajneri Hercog: ” Dallimi në mes të ndeshjes në Shqipëri kundrejt kësaj tani: është një ndeshje që luhet në shtëpi, është një ndryshim i madh sigurisht, plus ne kemi më shumë trajnim dhe më shumë ndeshje pas nesh. Ne do të gjejmë ritmin dhe është e rëndësishme të vazhdojmë nesër. Ne duam të sulmojmë nga minuta e parë”.
Edhe kapiteni i Izraelit, Naço, u shpreh optimist se do të fitonin ndaj Shqipërisë, edhe pse ai vetë është ende në dyshim nëse do të luajë nga minuta e parë për shkak të një lëndimi.