
Australia mund të njohë Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit
Deklarata u bë nga kryeministri australian Scott Morrison. Në maj u inaugurua ambasada e SHBA-ve

Australia do të shqyrtojë mundësinë e njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Kryeministri australian Scott Morrison ka deklaruar së fundmi se vendi i tij është i gatshëm të zhvendosë ambasadën e tij, në Jeruzalem, duke e njohur atë praktikisht si kryeqytetin e Izraelit.
Morrison ka thënë se mbetet i angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me konfliktin e gjatë izraelito-palestinez dhe që kjo të vijë si rezultat i një marrëveshjeje mes dy shteteve.
Ideja e kryeministrit Scott Morrison nëse bëhet realitet, do të të shënonte një kthesë politike si ajo e Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Vitin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, e njohu Jerusalemin si kryeqytetit të Izraelit, ndërsa ambasada amerikane u zhvendos nga Tel Avivi, në Jerusalem në muajin maj.