Eliminatoret Euro 21, Izraeli mposht 3-0 Kosovën
Ndeshja u zhvillua në Tel Aviv. Golat u shënuan nga Ganem (2) dhe Raz Meir.
Dy gola nga Kayes Ganem (10’ dhe 45’), si dhe një i tretë nga Yosef Raz Meir (72’), i garantuan një fitore komode Izraelit U21 ndaj Kosovës, në ndeshjn e e vlefshme për eliminatoret e Euro 2008 të asaj moshe, grupi 5.
Ashtu si në ndeshjen e parë të zhvilluar në Mitrovicë (9 nëntor 2017) e të fituar po 4-0 nga izraelitët, edhe në Tel Aviv, ekipi i drejtuar nga Marco Balbul iu imponua qartazi formacionit kosovar të udhëhequr në pankinë nga Rafet Prekazi.
Izraeli e mbylli grupin në vendin e katërt me 14 pikë, 4 fitore, 2 barazim dhe 4 humbje.
Kjo ishte ndeshja e fundit në grup për Kosovën U21, me 3 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje. Vendi i pestë në renditje.
Grupi 5 kryesohet nga Gjermania (22 pikë).
Në “Ramat Gan” nuk munguan tifozët shqiptarë dhe kosovarë, disa prej tyre pozuan edhe me “shqiponjë”.