Tova Ringer, 91-vjeçarja kurorëzohet “Miss Holocaust Survivor”
Në Haifa të Izraelit u zhvillua shfaqja e bukurisë me gratë që pësuan tmerret e gjenocidit nazist
Një stërgjyshe 93-vjeçare u kurorëzua të dielën, “Miss Holocaust Survivor” (Miss e Mbijetuara e Holokaustit), në një shfaqje vjetore të bukurisë izraelite të dizajnuara për të vënë një buzëqeshje në gratë që pësuan tmerret e gjenocidit nazist.
Një duzinë garues me kujdes e kaluan në pasarelë – herë pas here ndihmuar nga të tjerë – në qytetin e Haifës, me flokë të veshur, me make-up dhe veshjet të qëndisura, shkruan gazeta izraelite “Haaretz”.
Disa gjenerata të të afërmve, së bashku me të dashurit, brohoritnin dhe fotografonin, duke nënvizuar mesazhin e organizatorëve se konkursi i jep glamur dhe nderit për kohën e rinisë, e cila iu vodh në Evropën e kohës së luftës, por që vazhduan të ndërtonin jetë të reja për veten e tyre në Izrael.
“Unë nuk do të besoja se në moshën time do të isha një bukuroshe,” tha “Miss”-i i ri Holokaustit, Tova Ringer (e lindur në Poloni), e cila humbi prindërit e saj, katër motra dhe një gjyshe në kampin e vdekjes në Aushvic.
Konkurrentet e tjerë përfshinin një gjinekologe dhe teknike të gazit, të dyja 81 vjeç dhe dy autore të kujtimeve të Holokaustit. Më i reja, 74-vjeçare, ende punon si mësues, pavarësisht nga shkaktarët e pneumonisë që ajo vuajti si fëmijë në Rumani.