Kryeministri Benjamin Netanyahu, vizitë historike në Shqipëri
Shefi i qeverisë izraelite do të marrë pjesë në një samit rajonal, që zhvillohet më 1 nëntor
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të vizitojë Shqipërinë, më 1 nëntor.
Lajmin e dha Zyra e Kryeministrit, që thekson se Netanyahu do të marrë pjesë në një samit rajonal që do të zhvillohet në Shqipëri në fillim të muajit tjetër.
“Vizita në Shqipëri, një vend me mazhorancë myslimane me lidhje historike miqësore mr Izraelin, pritet të jetë udhëtimi më i lartë përsa i përket nivelit të një izraelit në vend. Në vitin 1994, ministri i Jashtëm i atëhershëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën, dhe këtë vit qyteti e demoralizoi udhëtimin me një pllakë përkujtimore për ish-shtetarin”, shkruan gazeta izraelit “The Times of Israel”.
Netanyahu do të qëndrojë një ditë në Shqipëri dhe më pas do të udhëtojë ditën tjetër drejt Bullgarisë, ku në Sofje do të takohet me liderit e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.
Netanyahu e ka vizituar Bullgari si kryeministër në korrik të vitit 2011.