“Izraeli, 70 vjet shtet modern”, çelet ekspozita në konferencën “Mahar” në Budva
Ekspozita u prezantua nga anbasadorja Alona Fisher-Kam. Marrin pjesë komunitetet hebraike nga gjithë Ballkani, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.
Në Budva të Malit të Zi nisi konferenca “Mahar”, e cila është organizuar nga Kongresi Botëror Hebre (World Jewish Congress) dhe komuniteti hebraik i Malit të Zi.
Konferenca, në të cilën marin pjesë të gjitha komunitetet e Ballkanit, si edhe përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova, organizohet për herë të gjashtë dhe do të zhvillohet në katër ditë.
Në këtë konferencë u hap edhe ekspozita e titulluar “Izraeli, 70 vjet shtet modern” . Ekspozita u prezantua nga ambasadorja e Izraelit në Serbi dhe jorezidente në Kosovë, Znj. Alona Fisher-Kamm.
Ekspozita tregon rrugëtimin e një populli të persekutuar dhe të dëbuar nga Europa e deri te një shtet i fuqishëm dhe inovative që ndertuan hebrenjtë Të cilët me zbulimet e tyre, jo vetëm qe fuqizuan shtetin e tyre, por kontribuan me zgjidhjet inteligjente në shumë fusha në dobi të njerëzimit, si ato te teknologjisë agrare ,mjekësisë teknologjisë informatike.