Hoxhaj takon drejtoreshën e American Jewish Committee, bashkëpunim Kosovë-Izrael
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim drejtoreshën e American Jewish Committee, Avital Leibovich, e cila po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Në këtë takim, zëvendëskryeministri Hoxhaj dhe Leibovich kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Izraelit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, me theks të vecantë në çështjet ku American Jewish Committee mund të ndihmojë në fillimin e shkëmbimeve mes dy vendeve, siç janë edukimi, ekonomia, turizmi dhe kultura.
“E mirëprita në vizitën e saj të parë në Prishtinë drejtoreshën e American Jewish Committee, Avital Leibovich. Diskutim dhe shkëmbime interesante për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Izraelit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe edukimit, por edhe bashkëpunimin me komunitetin hebrej në Kosovë”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj.
Leibovich gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë do t’i takojë edhe krerët e shtetit.