Izraeli, i 49-ti në renditjen botërore për Lehtësinë e të Bërit Biznes
Ekonomia izraelite me pesë vende në World Bank’s Ease of Doing Business
Izraeli u ngjit me pesë vende në renditjen e re të publikuar nga Banka Botërore për Lehtësinë e të Bërit Biznes (World Bank’s Ease of Doing Business), duke u renditur në vendin e 49-të nga 190 shtete të botës.
Ministria izraelite e Financave shprehu kënaqësinë e madhe në ndryshimin e trendit të vendit, shkruan ekonomikja “Globes”.
Indeksi i Bankës Botërore për Lehtësinë e të Bërit Biznes është indeksi më i rëndësishëm në botë për matjen e barrës burokratike mbi bizneset dhe renditja e një vendi ka rëndësi të madhe simbolike.
Indeksi filloi në vitin 2006, kur Izraeli u rendit i 26-ti. Që atëherë, Izraeli ka rënë në renditjen, duke arritur vendin e 54-të vitin e kaluar.
Shqipëria renditet në vendin e 63-të.
/Izraeli Sot/