Netanyahu paralajmëron Evropën për sulme të mundshme nga Irani
Kryeministri i Izraelit tha se islami radikal është një kërcënim për botën. Izraeli ka zbuluar një numër komplotesh
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti Iranin “forcën më të fuqishme të Islamit militant” dhe paralajmëroi Evropën për sulme të mundshme iraniane në tokën e saj.
Duke folur me gazetarët të enjten pas bisedimeve me homologun e tij bullgar, Netanjahu tha se islami radikal është një kërcënim për botën dhe se Izraeli ka zbuluar kohët e fundit një numër komplotesh iraniane për të kryer sulme në tokën evropiane.