Hamas lëshon mbi 200 raketa drejt Izraelit
Të paktën pesë persona u plagosën në breshërinë e fundit; edhe ndërtesat janë dëmtuar në Izraelin jugor
Militantët palestinezë në Gaza lëshuan mbi 200 raketa në Izraelin jugor brenda një hapësire prej dy orësh të hënën në mbrëmje. Sistemi izraelit antiraketor, “Irone Dome”, interceptoi 60 prej tyre.
Raketat ranë në qytetet e Sderot dhe Netivot ku u godit ndërtesa e këshillit fetar lokal. Një raketë gjithashtu goditi një shtëpi në Ashkelon duke shkaktuar një zjarr të madh. Kodi i kuq i sirenave u dëgjuan në të gjithë jugun, përfshirë Be’er Shevën. Një ushtar izraelit është në gjendje të rëndë.
Të paktën pesë persona u plagosën në breshërinë e fundit; ndërtesat janë dëmtuar gjithashtu.
Një ushtar 19-vjeçar IDF është në gjendje kritike pasi një raketë anti-tank Cornet ra në një autobus të zbrazët që ai po qëndronte pranë në kufirin e Gazës. Autobusi, nga i cili kishte zbritur trupat e IDF, u shkatërrua plotësisht.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, IDF, fajësoi Hamasin për shpërthime, ndërkohë që forcat ajrore izraelit, IAF, goditën mbi 70 objektiva në Rripin e Gazës. Të paktën dy palestinezë u vranë gjatë sulmit.