Turizmi në Izrael në shifra rekord
Deri në nëntor 2018, 3.6 milionë turistë vizituan Izraelin. 4.8 miliardë dollarë të ardhura
Të premten, më 16 nëntor 2018, rekordi i vitit 2017 për turistët që vizitojnë Izraelin u thye duke tejkaluar 3.6 milionë turistë. Ministria e Turizmit pret që deri në fund të vitit 2018 të paktën 4 milion turistë do të kenë vizituar Izraelin.
Kjo piketë e re ndjek një tetor që pa numrin më të lartë mujor të turistëve në hyrje të regjistruar ndonjëherë në Izrael – gati gjysmë milioni.
Ministri i Turizmit, Yariv Levin, tha se një rritje prej dhjetëra pikë përqindjeje në turizmin “hyrës” gjatë dy viteve të fundit e ka vendosur Izraelin midis vendeve më më shumë rritje në botë në turizëm.
Dy muajt e pikut të 2018 deri më tani ishin prill (408,449) dhe tetor (485,500). Totali i përgjithshëm i tetorit ishte 516,500 vizitorë, duk numëruar edhe ata ditorë që vijnë me anije në Haifa.
Europianët përbënin shumicën e turistëve në Izrael këtë vit, me numrin më të madh që vjen nga Federata Ruse, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, sipas Byrosë Qendrore të Statistikave.
Mes vendeve të Azisë, numri më i madh i turistëve në Izrael në vitin 2018 erdhi nga Kina, ku India ishte në vendin e dytë.
Që nga janari, industria e turizmit vlerësohet të ketë kontribuar më shumë se 18 miliardë shekel (4.8 miliardë dollarë) për ekonominë izraelite.