Izraeli luftoi fort në Gllazgou, por humbi 3-2 Skocinë në ndeshjen që vendoste vendin e parë në grupin 1 të ligës C.
Izraeli kaloi i pari në avantazh me anë të Beram Kayal në minutën e 9-të, por Xhejms Forrest shënoi tre gola rresht për Skocinë: 34’, 43’ dhe 64’, duke i çuar shifrat në 3-1.
Eren Zahavi shkurtoi diferencën në të 75’ në 3-2, por skuadra e drejtuar nga Andi Hercog nuk mundi të shënojë dot golin e barazimit që do të ishte i mjaftueshëm për vendin e parë.
Përfundimisht, Skocia e mbylli grupin me 9 pikë, duke u ngjitur në Ligën B dhe luajtur në ndeshjet play-off për një vend në Euro 2020.
Izraeli i dyti me 6 pikë dhe Shqipëria, e treta dhe e fundit, me 3 pikë.