Ekspozitë në Prishtinë, “Polakët që shpëtuan Hebrenjtë”
Organizohet nga Bet Israel Kosovo në Bibliotekën Kombëtare
“Polakët që shpëtuan Hebrenjtë”. Kjo është ekspozita që u hap sot (21 nëntor) në Bibliotekën Kombëtare, në Prishtinë.
E organizuar në kujdesin e Bet Israel Kosovo – bashkësia hebraike e Kosovës, me kryetar Ruzhdi Shkodra- , ajo vjen në kryeqytetin e Kosovës për të nderuar trupën diplomatike dhe qytetarëve polakë që ndihmuan në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ekspozita hapet me rastin e 100-vjetorit të rifitimit të Pavarësisë së Polonisë.
Polakja Irena Sendlerowa është dhe një nga simbolet e polakëve që kanë shpëtuar hebrenjtë. Duke rrezikuar jetën e saj, ajo shpëtoi mbi 2500 fëmijë hebrenj nga Getoja e Varshavës. Irena Sendlerowa është dekoruar me titullin “E drejtë mids Kombeve” nga Shteti i Izraelit.