Java e Filmit Izraelit sjell tre filma në Kosovë
Organizohet nga Bet Israel Kosovo në kinemanë ABC nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor
Java e Filmit Izraelit në Prishtinë do të sjellë për filmdashësit kosovarë tre filma të njohur dhe të suksesshëm jo vetëm në Izrael, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Sipas programit të publikuar nga organizatorët e bashkësisë hebraike në Kosovë, Bet Israel Kosovo, filmat do të shfaqen nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor në kinemanë ABC, në Prishtinë.
Filmi i parë është “Saving Neta”, një prodhim i vitit 2016 me regjisor Nir Bergman, fitues i shumë çmimeve, dhe me aktorë kryesorë: Rotem Abuhab, Emma Alfi Aharon, Naama Arlaky. Shfaqja fillon në orën 19:00.
Filmi tregon historitë e katër grave, jeta e të cilave ndryshon menjëherë sapo takojnë një burrë të quajtur Neta. Humor, dramë, dashuri dhe shpresë, një portretizim i fuqishëm i marrëdhënieve familjare në jetën moderne.
“Presenting Princess Shaw” – shfaqet, më 30 nëntor (15:00) – është një dokumentar i regjisorit Ido Haar. Prodhim i vitit 2015. I nominuar për disa çmime. Dokumentari është bazuar në marrëdhënien bashkëpunuese midis yllit Samantha Montgomery, një testshkruese këngësh dhe kompozitorit Ophir Kutiel, të cilët u publikojën këngët e tyre edhe në YouTube. Aktorët janë Kutiman dhe Samantha Montgomery.
Filmi i tretë, “Personal Affairs” – shfaqet, më 1 dhjetor (15:00) – është një film izraelit i regjisores izraelito-palestineze Maha Haj. Prodhim i vitit 2016. I nominuar për shumë çmime. Ka marrë pjesë në Festivalin e Kanës.