Medtronic blen Nutrino Health, startapin izraelit e të dhënave të ushqyerit
Blerja nga kompania amerikane ka kushtuar rreth 100 milionë dollarë
Kompania amerikane Medtronic PLC, me qendër në Dublin (Irlandë) bleu izraeliten Nutrino Health Ltd, një kompani shërbime të dhënash, analitikë dhe teknologji të lidhura me të ushqyerit.
Sipas “Globes”, nuk janë zbuluar detaje financiare për marrëveshjen, por burimet besojnë se ishte për 100 milionë dollarë.
E themeluar në vitin 2011 nga Yonatan Lipkin dhe Dr. Yaron Hadad, Nutrino ka grumbulluar 10 milionë dollarë në raunde financimesh.
Me qendër në Tel Aviv, Nutrino do të integrohet në Medtronic’s Diabetes Group.
Medtronic dhe Nutrino thanë se kompanitë njihnin një mundësi për përmirësimin e rezultateve klinike për njerëzit me diabet, duke integruar infrastrukturën e hollësishme të Nutrino-s për analizën e ushqimit, ekspertizën e shkencës së ushqyerjes dhe inteligjencën artificiale (AI), duke pasur njohuri të personalizuara me teknologjinë e Medtronic dhe inovacionet e ardhshme.
Medtronic dhe Nutrino kanë bashkëpunuar në një program diabeti gjatë dy viteve të fundit.
Medtronic ka blerë shumë kompani izraelite në të kaluarën, përfshirë Mazor Robotics Ltd. në shtator për 1.6 miliardë dollarë.
Publikuar nga Izraeli Sot – izraelisot.com