Ministri danez: Danimarka ka çfarë të mësojë nga Izraeli
Tommy Ahlers: Izraeli paraqet mundësi të mëdha për bashkëpunim me institucionet akademike të Danimarkës
Izraeli paraqet mundësi të mëdha për mësim dhe bashkëpunim të mëtejshëm për institucionet akademike dhe kompanitë e Danimarkës.
Kështu deklaroi Tommy Ahlers, ministri danez i Arsimit të Lartë dhe Shkencës për “The Jerusalem Post” gjatë një vizite katërditore në shtetin hebre, gjatë kësaj jave.
“Izraeli është më përpara se Danimarka në sigurimin që hulumtimi i kryer në universitete në të vërtetë të shërbejë si bazë për ndërtimin e startapeve”, tha Ahlers, duke lavdëruar suksesin izraelit në fushën e transferimit të teknologjisë.
“Ky është një dimension që do të donim të mësonim nga Izraeli”, shtoi ai.
“Ju keni edhe disa laureatë më të mëdhenj të Nobelit që vijnë nga Izraeli sesa ne në Danimarkë,” theksoi Ahlers.
Ahlers, i shoqëruar nga shtatë presidentë të universiteteve daneze, u takua me përfaqësues nga akademitë izraelite, sipërmarrësit dhe inkubatorët, si dhe Autoriteti i Inovacionit, Këshilli për Arsimin e Lartë dhe Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë.
“Ne mund të bëjmë disa gjëra së bashku. Ju keni një traditë të gjatë në shkencat humane dhe në teknologji, dhe po kështu ne, dhe ne duam të forcojmë atë edhe më tej”.
Në vitin 2016, Danimarka hapi qendrën e saj të shtatë të huaj inovative në Tel Aviv. Qendra ka një qëllim të dyfishtë, si për të krijuar partneritete me kompanitë izraelite dhe për të krijuar bashkëpunim në kërkime.
Publikuar nga Izraeli Sot – izraelisot.com