Beqaj takon ambasadoren e Izraelit: Bashkëpunim në fushën e inovacionit
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së Kosovës pret Alona Fisher-Kamm
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë i Kosovës, Besim Beqaj, priti ambasadoren e Izraelit në Beograd Alona Fisher-Kamm, me të cilën ka bashkëbiseduar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit në fushën e inovacionit dhe për marrjen e eksperiencës izraelite për zhvillim ekonomik të Kosovës, ka njoftuar Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
“Gjatë takimit diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit me shtetin e Izraelit në aspektin ekonomik dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e inovacionit dhe teknologjisë”, tha pas takimit ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë Besim Beqaj.
Ministri Besim Beqaj, takimin e ka vlerësuar si shumë të frytshëm, ndërsa e ka theksuar si shumë të rëndësishme ekspertizën e Izraelit në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, që do t’i shërbente vendit tonë.
“Izraeli, duke qenë i ranguar si vendi i dytë në nivel botëror në fushat si Cyber Security, R&D, Big Data do të na ndihmoj me ekspertizë që është shumë e nevojshme për Kosovën”, tha po ashtu ministri Beqaj”, është thënë në njoftim.